Merret vendimi: Ylli i Interit transferohet tek gjiganti spanjoll!

Largime të shumta priten të ndodhin tek skuadra e Interit gjatë merkatos verore dhe tashmë sinjalet e para kanë filluar të jipen.

Neroazzurët nuk e kanë më luksin që të mbajnë në skuadër futbollistë me paga të majme dhe që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit.

Njëri ndër ta është Alexis Sanchez, me kilianin që është njëri prej futbollistëve më të paguar tek Inter por që nuk luan rregullisht tek skuadra e Inzaghit.

Ai është i vetëdijshëm që duhet larguar këtë verë dhe për këtë arsye ka pranuar një ulje drastike të pagës dhe e ardhmja e tij pritet që të jetë në La Liga.

Elgoldigital.com ka bërë të ditur që kiliani ka pranuar të ulë pagën sezonale prej 7 milionë eurosh për tu transferuar tek skuadra e Valencias, e cila po e kërkon me ngulm atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here