Largohet nga Roma, Jordan Veretout tek rivalët e Giallorossëve!

I lënë anash nga Jose Mourinho, njëri prej yjeve të Romës nuk po e duron këtë situatë dhe mund të largohet nga kryeqyteti në merkaton verore.

Fjala është për mesfushorin Jordan Veretout i cili është lënë anash nga Special One.

Nga një futbollist i rëndësishëm në Olimpico, tashmë ai është shndërruar në një rezervist dhe një situatë të tillë francezi nuk po e pranon aspak.

Për fat të mirë interesimi për të nuk po mungon pasi kartonin e tij po e kërkojnë dy gjigantët e Milanos, Milan dhe Inter.

Rossonerët dhe Neroazzurët përveç luftës për titullin tashmë duelin e kanë zhvendosur edhe në merkato ku po kërkohet sigurimi i shërbimeve të tij.

Gjatë dy muajve të fundit francezi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, duke rritur kështu frustrimin e tij ndaj skuadrës kryeqytetase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here