Gati super shkëmbimi: Suso transferohet te rivalët e Milanit

Shkëmbim spektakolar, Suso rikthehet në Serie A, por te rivalët e Milanit!

Sulmuesi spanjoll, Suso mund të rikthehet në Serie A sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane.

Suso u transferua te Sevilla në vitin 2020 për 21 milionë euro, ndërsa tani Monchi është i gatshëm tia ofrojë gjigantit italian kartonin e spanjollit në këmbim të yllit të tyre.

Calcio Mercato, shkruan se Monchi ka kontaktuar drejtuesit e Juventusit dhe ia ka ofruar kartonin e Susos në këmbim të Rabiot.

Rabiot nuk po gjen formën e duhur me Allegrin dhe Biankonerët janë të gatshëm ta shesin francezin në verë.

Biankonerët nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here