Inter ka shumë objektivë për të arritur në merkaton verore mirëpo një nga qëllimet e Beppe Marottas është që të gjejë një zëvëndësues me eksperiencë në vend të Marcelo Brozovic.
Një gjë të tillë drejtori sportiv i Interit duket se e ka gjetur tek Paris Saint Germain dhe bëhet fjalë për Leandro Paredes i cili mund të bëhet zikaltër me anë të një shkëmbimi.
Mungesa e Brozovic këtë sezon e tregoi rëndësinë e një emri tjetër në mesfushë për skuadrën e Inzaghit.
PSG nga ana tjetër ka shfaqur interesim për Milan Skriniar, emër ky që mund të sakrifikohet nga Neroazzurët për të sjellë në Milano një mesfushor me përvojë si argjentinasi.
Leonardo e çmon lartë mbrojtësi sllovak dhe është i gatshëm për të arritur një marrëveshje sa më shpejtë që të jetë e mundur.