Kontakte me Zanettin: Ideja e ‘çmendur’ për pasuesin e Inzaghit!

E ardhmja e Simone Inzaghit duket se do të jetë shumë larg Interit dhe pasuesin e tij e ka në dorë Javier Zanetti.

Legjenda e Interit duket se ka gati zgjidhjen e problemit të stolit të zikaltërve dhe bëhet fjalë për një bashkëkombas të tij.

Rinovimi i Inzaghit me Interin nuk ka ardhur akoma dhe një gjë e tillë tashmë nuk pritet të ndodhë duke shikuar situatën nëpër të cilën ndodhet skuadra dhe vetëm një triumf në Serie A mund ta shpëtojë atë.

Emri i cili mund të zërë vendin e tij është i teknikut argjentinas, Marcelo Bielsa i cili prej shkurtit të kaluar është pa skuadër kur u largua nga skuadra e Leeds.

Zanetti është një shok i tij shumë i mirë dhe tashmë mes tyre ka bisedime për një transferim të mundshëm në Meazza, i cili mund të ndodhë pas përfundimit të këtij sezoni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here