Revolucion te Milani: Investcorp ka gati 300 milionë euro për merkaton, zbulohen 4 blerje të çmendura

Milan po vrapon për titullin, por ndërkohë po luan edhe një ndeshje tjetër shumë të rëndësishme, për të mos thënë shumë më të rëndësishme.

Bëhet fjalë natyrisht për negociatat me Investcorp për shitjen e klubit. Në këto ditë po flitet shumë edhe pse çështja është reale dhe mund të mbyllet shumë shpejt. Kuqezinjtë, në fakt, mund ta mbyllin sezonin me një pronar të ri.

Një operacion 1 miliard euro dhe ndoshta edhe më shumë, ai me Investcorp, që përfshin edhe stadiumin në pronësi akoma për t’u realizuar.

Vlerat dhe tradita e klubit, bashkë me menaxhimin e kujdesshëm të bilancit në vitet e fundit, kanë bindur Investcorp të investojë pikërisht te Milan-i.

Mbyllja e operacionit, sipas La Gazzetta dello Sport, mund të vijë brenda dy ose tri javëve. Në planet e pronarëve të rinj arabë duket se është një buxhet prej 300 milionë euro për të përforcuar ekipin.

Duket se klubi milanez ka vënë në shënjestër katër emra të mëdhenj që janë perfekt për filozofinë aktuale të kuqezinjve, ose më saktë t’u besojnë të rinjve pa e rënduar shumë bilancin.

Mes objektivave të Djallit, përveç Botman dhe Origi, duket se janë edhe Sebastien Haller i Ajax-it, sulmuesi datëlindjes ’94 me 33 gola të shënuar në 37 ndeshje në këtë sezon.

Emri tjetër është Christopher Nkunku i Leipzig, ndëshkuesi i Atalanta-s në Europa League, një mesfushor sulmues me 30 gola në sezon. Do të kushtonte shumë, jo më pak se 60 milionë, por do të respektonte politikën e klubit për lojtarët e rinj.

Në mesfushë, objektivi mund të jetë Aurelien Tchouameni i Monaco, i cili kërkohet edhe nga Juventus dhe klube të tjerë të mëdhenj, do të ishte lojtari i duhur për të zëvendësuar Kessie.

Në fund, por jo për nga rëndësia, është Nicolo Zaniolo. Një opsion sipas Gazzetta-s që duhet mbajtur nën vëzhgim, edhe pse Roma e vlerëson 60 milionë euro dhe Milan-i nuk mund të shkojë përtej 40.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here