Allegri jep aprovimin: Ylli i Cityt në vend të Dybalas!

Juventus që disa javë ka filluar gjuetinë për të gjetur pasuesin e duhur të Paulo Dybalas, i cili do të lërë Torinon pas përfundimit të këtij sezoni pasi palët dështuan për të rinovuar kontratën.

Biankonerët nuk janë duke kaluar një moment pozitiv në këtë pjesë të sezonit.

Skuadra e Allegrit tashmë ka kthyer sytë kah merkatoja dhe tashmë po ëndërron për një futbollist të Manchester Cityt i cili do të ishte padyshim një ‘infuzion’ për Biankonerët.

Fjala është për Bernardo Silvan, njërin prej futbollistëve kryesorë të Pep Guardiolas.

Fichajes bën të ditur që Zonja e Vjetër është skuadra më e interesuar për të edhe pse në këtë garë është gjithashtu edhe Barcelona e cila tei ai po sheh zëvëndësuesin e Ousmane Dembele.

Problemi kryesor mbetet çmimi i portugezit prej 50 milionë eurosh dhe kontrata që skadon në vitin 2025 nuk lë shumë hapësirë për të ‘shantazhuar’ Citizens.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here