‘Operacion blic’: Barcelona ofron 50 milionë euro për yllin e Milan!

Milan është duke luftuar për të siguruar titullin në Scudetto ndërkohë që jashtë Italisë është gati të nisë një garë për njërin prej ‘xhevahirëve’ të Stefano Piolit.

Fitorja e fundit ndaj Genoas ishte një çlirim për Rossonerët, ndeshje kjo që për golashënues pati Rafael Leaon, njërin prej pikave kyçe të kuqezinjëve.

Portugezi ka rënë në sytë e shumë skuadrave të mëdha europiane ku njëra ndër to është edhe Barcelona e cila është shumë e interesuar për kartonin e tij.

Kontrata e tij skadon në vitin 2024 dhe ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, shifër kjo që nuk përbën ndonjë problem të madh nëse Xavi e kërkon atë me ngulm.

Siç raporton Fichajes, Xavi ka mbetur i zhgënjyer me sulmin (Aubameyang dhe Ferran Torres) dhe tashmë po kërkon Leaon si opsionin shtesë për repartin ofenziv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here