Me merkaton verore që po afrohet, Juventus dhe Inter mund të pësojnë një goditje të madhe nga Antonio Conte i cili ka kthyer sytë kah Serie A, kësaj rradhe për merkaton e Tottenham.
Ish tekniku i Interit po përgatitë një surprizë të hidhur për Neroazzurët dhe Biankonerët pasi është gati për të transferuar dy prej emrave më të kërkuar në muajt e fundit në Apenine.
100 milionë euro janë bërë gati nga skuadra londineze për dy vetëm dy blerje.
I pari pritet të jetë Sergej Milinkovic-Savic i Lazios, i cili ka marrë vendimin që këtë verë të largohet nga Olimpico dhe vlera e tij është rreth 70 milionë euro.
Për të mendohej se Juventusi do të ishte skuadra e ardhshme por Spurs janë gati për të prishur planet e Zonjës së Vjetër.
Emri tjetër është ai i Gleison Bremer, yllit të Torinos që është objektiv i Interit dhe që ka një vlerë prej rreth 30 milionë eurosh.