‘Jackpot’ për Mourinhon: Special One transferon sulmuesin e Barcelonës në Romë!

Roma mbrëmë me një futbollist më pak arriti që ti krijojë probleme të mëdha skuadrës së Napolit sa i përket garës për Scudetton.

‘Ujqit’ e Jose Mourinhos gjenden në një formë të shkëlqyer dhe siç bëjnë të ditur mediat italiane, tekniku portugez është shumë pranë transferimit të një sulmuesi nga Barcelona.

Fjala është për Abdel EzzalzoulI, i cili prej ardhjes së Xavit ka kaluar në skuadrën e dytë të Barcelonës edhe pse sezonin e nisi në mënyrë të shkëlqyer.

Abde është 21 vjeçar dhe ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, ndërkohë që Jose Mourinho ka ofruar 10 milionë euro për kartonin e tij.

Pritet se çfarë vendimi do të marrë Barcelona e cila mund të lejojë largimin e tij por që të kenë të drejtë më vonë për ta riblerë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here