E ka telefonuar Marottan: Rikthehet në Meazza ish ylli i zikaltërve!

Drejtori sportiv, Beppe Marotta ishte padyshim iniciator i transferimit të tij tek Inter ndërkohë që tani ky futbollist e ka thirrur përsëri atë për ta rikthyer në Meazza.

Një ndryshim i shpejtë në karierë nuk i solli asnjë të mirë Romelu Lukakut i cili verën e kaluar u transferua tek Chelsea dhe që atëherë është zhytur në një krizë golash.

La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që sulmuesi belg ka kthyer sytë kah e kaluara dhe ka bërë një telefonatë me Marottan, të cilit i ka kërkuar ta rikthejë atë në Milano.

Lukaku nuk është aspak i lumtur në Londër dhe Neroazzurët tashmë janë duke bërë gati një lloj formule për transferimin e tij.

Fjala është për një huazim me të drejtë blerjeje, ofertë e cila mund të pranohet duke marrë parasysh faktin se në çfarë krize ekonomike është zhytur Chelsea pas sanksioneve që i janë bërë Roman Abramovich.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here