Bisedimet kanë filluar: Mauro Icardi rikthehet në Serie A!

Mauro Icardi rikthehet në Itali!

Mauro Icardi është i lidhur me një rikthim në Itali për një kohë të gjatë dhe në verë përfundimisht do të rikthehet në Serie A.

Argjentinasi ka luajtur në 30 ndeshje dhe ka realizuar vetëm 5 gola, ndërsa kontrata me Parisienët i skadon në vitin 2024.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milan ka nisur bisedimet me Icardin.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe besojnë se Icardi është goditja e duhur për sezonin e ardhshëm.

Milan pritet të ket buxhet të lartë për merkaton e verës në rast se Investcorp e blen klubin dhe shifra prej 40 milionë eurove që kërkon PSG nuk është aspak problem për Rosonerët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here