Nemanja Matic, futbollist i Manchester United, nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre prej vitit të ardhshëm.
Tekniku i Djajve të Kuq, Ralf Ragnick bëri të ditur për mediat se mesfushori serb nuk dëshiron të rinovojë më kontratën me skuadrën e tij.
Siç raportojnë mediat italiane, Matic tashmë ka marrë një ofertë nga skuadra e Romës pasi Jose Mourinho e dëshiron atë përsëri nën urdhërat e tij.
Special One dhe Matic kanë qenë së bashku pikërisht tek Manchester United dhe portugezi e vlerëson shumë këtë futbollist.
Matic u bë pjesë e Manchester United në vitin 2017 kur nga Chelsea u transferua për 45 milionë euro.