PËRSËRI NË SERIE A: Pato paralajmëron rikthimin

Alexandre Pato përsëri në Serie A? 

Disa orë pas ndeshjes Inter-Milan, La Gazzetta dello Sport ka intervistuar ish-futbollistin e Rosonerëve, Alexandre Pato.

Që nga largimi i tij në vitin 2013, Pato ka deklaruar gjithmonë se ëndërron të rikthehet në Itali.

Gjatë intervistës së fundit Pato është pyetur për rikthimin e tij te Milani dhe braziliani është përgjigjur se ëndërron rikthimin në San Siro.

“Ndjehem mirë te Orlando City dhe kam kontratë këtu, por Maldini e din se jam i gatshëm të rikthehem te Milani”.

“Tani jam më i pjekur dhe besoj se mund ti ndihmoj futbollistëve të rinj. Më mungon Italia dhe Italianët”. 

“Kam mësuar shumë gjëra në Milano dhe më mungon Milani. Do të dëshiroja që të rikthehesha përsëri“, ka përfunduar Pato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here