Juventus ‘pa frena’ në merkato, transferohet objektivi i Allegrit!

Konkurenca po vjen e po rritet për një objektiv tejet me vlerë për skuadrën e Juventusit dhe Biankonerët kanë vendosur që të bëjnë një hap para.

Pas fitores ndaj skuadrës së Fiorentinës, Zonja e Vjetër tashmë ka kthyer sytë kah kampionati mirëpo edhe tek objektivët e merkatos verore.

Siç bën të ditur TntsportsArgentina me anë të një postimi në Twitter, skuadra e Juventusit ka bërë një hap para për transferimin e yllit të River Plates, Enzo Fernandez.

Klauzola e tij është 20 milionë euro dhe Juventus po ngutet për blerjen e tij jo vetëm për shkak të dëshirës së Allegrit për ta pasur nën urdhërat e tij por edhe për shkak të interesimit të madh të Manchester Cityt, Real Madrid dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here