Në hapa të Pedros.
Një tjetër futbollist i Romës pritet që të përfundojë tek rradhët e Lazios gjatë merkatos verore.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Henrikh Mkhitaryan nuk ka rinovuar akoma kontratën me Giallorossët dhe tashmë duket se ka filluar negociatat me rivalët e urryer dhe pritet të arrijë një marrëveshje.
33 vjeçari armen ju bashkua Romës në shtator të 2019 nga skuadra e Arsenal.
Ai erdhi si huazim për një shifër prej 3 milionë eurosh pastaj nënshkroi me Giallorossët si futbollist i lirë.
Këtë sezon ka luajtur 41 ndeshje për Romën, ku ka arritur të shënoj 4 gola dhe të asistojë 9 herë për shokët e skuadrës.