Rodrigo De Paul pritet që të largohet nga Atletico Madrid pas vetëm një viti qëndrim në kryeqytetin spanjoll.
Mesfushori argjentinas erdhi tek Atletico Madrid nga Udinese verën e kaluar për një shumë prej 35 milionë eurosh mirëpo e ardhmja e tij në Wanda Metropolitano nuk duket aspak e sigurt.
Drejtori teknik i Udineses, Pierpaolo Marino ka deklaruar se nuk do të çuditej nëse e sheh De Pauë këtë verë të rikthehet në Serie A.
Një gjë e tillë po përflitet shumë edhe nga mediat italiane për arsye se nuk ka munguar as interesimi i të mëdhenjvë të Italisë.
Inter dhe Juventus kanë shfaqur interesim por skuadra më favorite duket ajo e Romës.
Giallorossët janë të gatshëm që të shpenzojnë një shifër të madhe për ta bërë për vete mesfushorin që pëlqehet shumë nga Jose Mourinho.