Angel Di Maria nuk po mendon qëndrimin tek Paris Saint Germain pas këtij sezoni dhe ka kthyer sytë kah Italia.
Kontrata e 34 vjeçarit me skuadrën franceze skadon këtë fundsezoni dhe ai po kërkon edhe një mundësi të fundit me ndonjë tjetër skuadër të madhe europiane.
Preferenca numër 1 e argjentinasit është skuadra e Juventusit, të cilës i ka ofruar vetë shërbimet e tij dhe një ofertë e tillë është duke u shqyrtuar nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër.
Paga aktuale e tij është 10 milionë euro në sezon por një shifër e tillë pritet të reduktohet ndjeshëm nëse kërkon arritjen e një marrëveshjeje me Biankonerët.
Paulo Dybala do të largohet në fund të këtij sezoni dhe për drejtuesit e Juventusit Di Maria është një zgjidhje e përkohshme për krahun e djathtë të sulmit.