Ideator Maldini: Shkëmbime futbollistësh mes Milan dhe Dortmund!

Paolo Maldini ka vendosur që gjatë kësaj vere të nxjerrë në shitje Ante Rebic.

Përfaqësuesi i kombëtares kroate po vuan shpesh nga dëmtimet dhe disa klube nga Bundesliga janë duke kërkuar atë, me në krye Borussia Dortmund.

Ideja e drejtorit teknik të Rossonerëve është që të lejojë transferimin e Rebic tek Dortmund ndërkohë që tek Milan të mundësohet transferimi i Manuel Akanji si zëvëndësues për Alessio Romagnolin i cili pritet të largohet.

Pastaj njëri prej Emre Can ose Thorgan Hazard në vend të Casius.

Klima për të arritur një marrëveshje është shumë e favorshme mirëpo çfarë do të ndodhë mbetet të shihet gjatë javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here