Aspak situatë e qetë në kampin e Zonjës së Vjetër.
Pas lajmi që Biankonerët nuk do të rinovojnë me Paulo Dybala dhe ai mund të kalojë me parametra 0 tek skuadra e Romës, një tjetër lajm i tillë ka dalë nga ambienti i Biankonerëve.
Jose Mourinho po kërkon që të bëj për vete edhe Federico Bernardeschin të cilin dëshiron ta shohë me fanelën e Romës gjatë kësaj merkatoje verore.
Edhe mediat në Itali nuk po e cilësojnë tashmë të pamundur një transferim të dyfishtë nga Special One ku edhe janë ulur kuotat që këta futbollistë të kalojnë në rradhët e Giallorossëve.