Gati dhurata e parë për Piolin: Investcorp transferon yllin e Barcelonës te Milani!

Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e verës!

Te Milani pritet të ketë një revolucion në verë, pasiqë fondi nga Bahreini Investcorp është shumë pranë blerjes së klubit dhe priten investime të mëdha në skuadër.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Investcorp planifikon të investojë 300 milionë euro në merkaton e verës dhe Rosonerët kanë piketuar disa super përforcime.

Mediat spanjolle, shkruajnë se Milani ka piketuar goditjen e parë për merkaton e verës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Sergino Dest, i cili nuk po bind me paraqitjet e tij në Camp Nou.

Blaugranët janë të gatshëm ta shesin mbrojtësin amerikan dhe te Milan synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Për kartonin e Dest, Barcelona kërkon më së paku 20 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn.

Mediat spanjolle, shkruajnë se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe se Dest sipas të gjitha gjasave në verë do të transferohet në San Siro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here