KËTË NUK E PRISTE ASKUSH: As Inter, e as Milan, Dybala mbetet në Serie A!

Paulo Dybala largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A!

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala ka vendosur mos ta rinovojë kontratën me Juventusin dhe në fund të sezonit do të largohet nga Zonja e Vjetër.

Dybala ishte pranë transferimit te Interi, por sipas Radio Radio, në garë është përfshirë edhe një tjetër gjigant italian.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se në garë për Dybalan është përfshirë Roma.

Jose Mourinho e ka kontaktuar personalisht Dybalan për ta bindur që ti bashkohet te Roma.

Giallorosët janë të gatshëm ti ofrojnë Dybalas pagë prej 8 milionë eurove në sezon dhe argjentinasi është me një këmbë në Olimpico.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here