I fascinuar me Italinë: Riyad Mahrez mund të përfundojë në Serie A këtë verë!

Kjo mund të jetë një ‘dhuratë’ indirekte nga tekniku Pep Guardiola.

Mediat franceze raportojnë se Milani do të tentojë ta transferojë Riyad Mahrezin, pasi konfirmoi kualifikimin në Champions League.

Me fitoren kundër Lazios, pos që mbetën në garë të ngushtë për Scudetton, Rossonerët siguruan matematikisht kualifikimin për garën më të madhe evropiane për klube.

Kjo nënkupton se klubi do të bëjë investime në afatin kalimtar veror, derisa vazhdojnë negociatat për shitjen e një pjese të aksioneve ose të gjithave te fondi nga Bahrejni, Investcorp.

Sipas Footmercato, Milani e ka shënjestruar sulmuesin e Manchester Cityt për ta përforcuar repartin e sulmit.

Por transferimi i algjerianit nuk do të jetë një punë e lehtë pasi në garë për të po qëndrojnë edhe skuadra si Barcelona, Paris Saint Germain dhe Juventus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here