Mjeshtër në zanatin e tij: Marotta transferon yllin e Juventusit!

Gjatë kohës kur ishte pjesë e Juventusit, Beppe Marotta e tregoi veten si njëri prej ekspertëve më të mirë për transferimin e futbollistëve me parametra 0.

Nga Andrea Pirlo tek Paul Pogba dhe Fernando Llorente, ish drejtori i përgjithshëm i Zonjës së Vjetër ndërtoi një skuadër fituese që hyri në historinë e futbollit italian.

Pas largimit nga Juventus në 2018, 65 vjeçari u bë pjesë e Interit me të cilën skuadër vazhdoi strategjinë e njejtë nga e cila tashmë duket se do të pësojë pikërisht Juventusi.

Siç raporton Calcio Mercato, Marotta tashmë i ka vënë syrin Federico Bernardeschit, i cili është pranë largimit nga Juventusi.

Futbollisti kishte shfaqur gatishmërinë për të ulur pagën e tij për të qëndruar tek Juventus mirëpo drejtuesit e Biankonerëve nuk janë të pajtimit që ai të qëndrojë.

Këtë situatë pritet që më së mirë ta shfrytëzojë Marotta i cili do ta shndërrojë Bernardeschin në një Neroazzur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here