Mesfushori i skuadrës së Real Madrid, Dani Ceballos, është objektivi kryesor i njërës prej skuadrave më të mëdha italiane.
Fjala është për Interin e cila tek mesfushori spanjoll po sheh emrin e duhur për të zënë vendin e Marcelo Brozovic, i cili këtë sezon ka munguar shpesh, gjë që shkaktoi probleme të mëdha tek Neroazzurët.
Në 3 ndeshje që 29 vjeçari ka munguar Inter ka arritur të grumbullojë vetëm 2 pikë në këto ndeshje, fakt ky që tregon rëndësinë e tij.
Sipas Tuttosport, 25 vjeçari i Real Madrid është tashmë një objektiv shumë i rëndësishëm i kampionëve të Serie A dhe Beppe Marotta po punon për transferimin e tij.
Spanjolli ka një kontratë që skadon vitin tjetër dhe Los Blancos janë të gatshëm për fillimin e bisedimeve.