Interi i Simone Inzaghit ka filluar dalëngadalë të bëj gati terenin për merkaton e verës me një futbollist të cilin po e kërkon edhe Juventusi.
Mbrojtësi i skuadrës së Bolognas, Arthur Theate, është një emër që ka impresiounuar me paraqitjet e tij dhe prej sezonit të ardhshëm me shumë mundësi do të ketë një skuadër të re, me Interin që duket gati për të mposhtur çdo konkurencë.
Vlera e belgut tashmë ka kapur shifrën e 10 milionë eurove mirëpo një shumë e tillë është mëse e përballueshme për Neroazzurët.
Për futbollistin e lindur në vitin 2000 interesim ka shfaqur Massimiliano Allegri por me një Juventus që nuk duket shumë i vendosur për ti hyrë kësaj gare me Interin.
Më herët thuhej se edhe Stefano Pioli po kërkonte transferimin e tij mirëpo një konfirmim i tillë nuk erdhi asnjëherë nga Rossonerët.