VIDEO: Radu shpërthen në lot gjatë largimit nga fusha, shokët e skuadrës e shpëtojnë nga kamerat!

Momenti i qendrës së vëmendjes, që 24 vjeçari Ionut Radu kishte ëndërruar me kohë ishte që të zinte vendin e Samir Handanovic në portën e Interit.

Kjo mundësi i erdhi gjatë ndeshjes së mbrëmshme por për rumunin kjo mundësi u shndërrua në makth të vërtetë pas gafës që bëri pasi i dorëzoi Bolonjës një fitore 2-1.

Një pasim i qetë nga rivënia anësore nga Perisic, me topin që dukej se ishte i mallkuar dhe Radu nuk arrinti të kontrollojë, aq sa Sansone që ishte aty pranë e preku për herë të fundit.

Në mbrojtjes i portierit rumun i doli edhe Simone Inzaghi i cili deklaroi që Radu gaboi siç gabojmë të gjithë, përkundër një humbjeje që dhembë shumë në luftën për titullin.

Inter tashmë ka mbetur 2 pikë prapa Milanit e cila në rast pikësh të barabarta do të triumfojë për shkak të ndeshjeve direkte.

Pamjet kur shokët e skuadrës i dalin në ndihmë Radus:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here