Dhurata e Milanit për Piolin: Ylli i Serie A tek Milan!

Skuadra e Milanit po mendon që ta shpërblejë teknikun e saj Stefano Piolin në rast se arrijnë që të triumfojnë në Scudetto.

Humbja e Interit ndaj Bolognas ka bërë që Milan të mbesë në vendin e parë dhe entuziazmi për një triumf pas kaq shumë vitesh është rritur ndjeshëm tek kampi i Rossonerëve.

Paolo Maldini ka filluar lëvizjet e para që këtë verë të krijojnë një skuadër edhe më të frikshme që do të jetë kompetitive edhe në Champions League.

Bëhet fjalë për Luis Alberton e Lazios, për të cilin InvestCorp nuk e ka ndërmend që të kursehet aspak pasi spanjolli pëlqehet shumë nga Stefano Pioli.

Maldini dhe Massara janë gati që të ofrojnë 20 milionë euro për të si dhe shërbimet e Saelemaekers, ofertë kjo që mund të pranohet nga Biancocelestët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here