Kontratë që dhemb për Juventusin: Dybala nënshkruan marrëveshjen 4 vjeçare!

Paulo Dybala nuk do të jetë më pjesë e Juventusit dhe gjërat tashmë po shkojnë drejt zyrtarizimit.

E ardhmja e tij tashmë duket e vulosur pasi raportohet se argjentinasi tashmë ka arritur një marrëveshje 4 vjeçare me rivalët e përjetshëm të Juventusit, Interin.

Dybala do lërë Biankonerët pasi të dy palët dështuan që të arrinin një marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe tashmë sulmuesi anësor do të bartë fanelën e Neraozzurëve prej sezonit të ardhshëm.

Një lajm të tillë e publikoi todofichajes.com, e cila raportoi se Dybala është dakorduar për një kontratë 4 vjeçare me një pagë sezonale prej 6 milionë eurosh plus bonuse të tjera.

Argjentinasi mezi që pret që të fillojë me një projekt të ri edhe pse ka kaluar vite të tera me fanelën bardhezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here