Investcorp hap thesin, Maldini ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës!
Fondi nga Bahraini, Investcorp është shumë pranë blerjes së Milanit dhe sipas raportimeve të fundit zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.
Investcorp planifikon të bëjë revolucion te Milani duke transferuar disa yje në San Siro.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Paolo Maldinit është ylli i Atletico Madrid, Jose Maria Gimenez.
Gimenez ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2025 dhe për kartonin e tij Milan do të duhet të ofrojë 40 milionë euro, shifër të cilën Investcorp janë të gatshëm ta shpenzojnë.