Lajm bombastik: Milan transferon yllin e Interit

Lajm bombastik nga Italia, Milan i hakmerret Interit për Calhanoglun.

Milan dhe Inter janë duke dhuruar spektakël në garën për titullin në Serie A këtë sezon.

Vetë katër ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Milanin dhe Interin i ndajnë vetëm dy pikë.

Rosonerët dhe Neroaxurët kanë filluar të punojnë për merkaton e verës, ndërsa mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik.

Calcio Mercato, shkruan se sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez i është vetëofruar Milanit.

Kilianit i skadon kontrata me Neroaxurët në fund të sezonit dhe në verë do të largohet nga Interi si futbollist i lirë.

Sipas zërave të fundit kiliani dëshiron të qëndrojë në Milano dhe i është vetëofruar Rosonerëve, ndërsa drejtuesit e Milanit nuk ia kanë mbyllur derën këtij transferimi.

Milan ka arritur marrëveshje me Origin, por nuk përjashtohet mundësia që ta afrojnë edhe Sanchezin si një opsion shtesë për vijën e sulmit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here