Lajm bombastik, një tjetër fond është përfshirë në garë për blerjen e Milanit!
Blerja e Milanit nga fondi Investcorp është tema kryesore në mediat sportive muajin e fundit.
Fondi nga Bahreini është pranë blerjes së Milanit nga Elliott për 1 miliardë euro, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe një tjetër fond i madh.
Sky Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se fondi amerikan RedBird synon blerjen e Milanit nga Elliott.
RedBird Capital ka aksione në Fenvai Sports Group pronare e Liverpoolit dhe klubit të bejzbollit Boston Red Socks.
RedBird Capital është pronar i klubit francez Toulouse që siguroi promovimin në Ligue 1 për sezonin e ardhshëm.
Sky Sport, shkruan se RedBird Capital ka nisur bisedimet me Elliott dhe se janë të gatshëm të ofrojnë më tepër se Investcorp për ta blerë Milanin.