Manchester City akoma po insiston për ‘thesarin’ e Milanit mirëpo Paolo Maldini nuk e ka ndërmend që të heqë lehtë dorë nga ai.
Pep Guardiola duket se ka vetëm një dëshirë në kokën e tij, transferimin e Rafael Leaos nga Milan gjatë merkatos verore.
Rossonerët nuk kanë asnjë qëllim të parandalojnë një lëvizje të tillë mirëpo kanë kushtet e tyre ku Paolo Maldini i ka kërkuar Citizens shërbimet e Gabriel Jesus dhe një shumë prej 50 milionë eurosh.
Braziliani është rikthyer në formacionin startues të Guardiolas javëve të fundit por përsëri nuk është një emër i paprekshëm për teknikun spanjoll.
Gjiganti anglez është gati të bëj gjihthçka për transferimin e talentit portugez i cili me Rossonerët ka një kontratë deri në vitin 2024.