Pioli nuk ndalet: 25 milionë euro për yllin e Serie A!

Me vetëm 2 javë të mbetura dhe me 2 pikë avantazh kundrejt Interit, Milan është shumë pranë të shpallet kampion i Italisë pas më shumë se 1 dekade.

Mirëpo fokusi i teknikut të Rossonerëve nuk është vetëm tek Scudetto pasi Pioli ka pikasur një emër brenda Italisë që dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij pas kësaj vere.

Me largimin e Franck Kessie pas përfundimit të këtij sezoni, kuqezinjtë kanë nevojë të menjëhershme për një emër të ri në mesfushë.

Bëhet fjalë për Adrien Tameze, i lindur në vitin 1994 dhe që aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Hellas Verona.

Këtë sezon ai ka zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe Verona nuk e ka ndërmend që ta mbajë atë në skuadër por për kartonin e tij po kërkojnë hiç më pak se 25 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here