Nuk refuzohej kjo ofertë! Rafael Leao me skuadër të re për 70 milionë euro!

Futbollisti portugez Rafael Leao padyshim që ka qenë njëra prej surprizave më të mëdha të këtij sezoni.

Leao kishte tashmë reputacionin si një sulmues i shkëlqyer por këtë sezon shkëlqeu dhe padyshim që momentalisht është njëri prej futbollistëve më të mirë në Serie A.

Shumë skuadra të mëdha europiane kanë shfaqur interesim për të dhe për të ky me shumë mundësi do të jetë sezoni i fundit në San Siro.

Sipas mundësive më të mëdha, skuadra e ardhshme e 22 vjeçarit do të jetë Paris Saint Germain e cila është e gatshme të ofrojë plot 70 milionë euro.

Sipas burimeve pranë Rossonerëve, një ofertë e tillë nuk do të refuzohet nga drejtuesit e skuadrës duke lejuar kështu largimin e njërit prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here