Durimi u shpërblye: Andrea Belotti me parametra 0 tek gjiganti i Serie A!

Ka muaj që emri i tij përmendet nga mediat italiane për një kalim tek njëra prej skuadrave të mëdha në Apenine.

Tashmë pritja për Andrea Belottin duket se ka ardhur kah fundi pasi kalimi prej Torinos tek gjiganti italian është shumë afër të ndodhë.

Bëhet fjalë për AC Milan e cila përveç që po punon për ta mbajtur në skuadër Rafael Leaon, është në kërkim edhe të një zëvëndësuesi për Zlatan Ibrahimovic.

Tuttosport bën të ditur se emri i yllit të kombëtares italiane është në mendjen e drejtuesve Rossonerë dhe po planifikohet një transferim falas këtë verë.

Rinovimi me Torinon duket shumë i vështirë të arrihet, fakt ky që ka rritur akoma më shumë shpresat e kryesuesve të kampionatit italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here