Ivan Perisic nga sezoni i ardhshëm nuk do ta vesh fanellën e Interit.
Sulmuesi kroat, Ivan Perisic do të largohet nga Interi në fund të sezonit si futbollist i lirë.
33-vjeçari nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Neroaxurëve për rinovimin e kontratës edhe përkundër sezonit mbreslënës që po bën.
Perisic ka realizuar 9 gola dhe 8 asistime këtë sezon, dy prej tyre ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë.
Mediumi i njohur italian, Sport Mediaset, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Perisic ka arritur marrëveshje me Chelsean dhe se do të firmos kontratë dy vjeçare me Blutë e Londrës.
Perisic do t’i bashkohet Chelseas si futbollist i lirë dhe do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.