BOMBË NGA ITALIA: Ivan Perisic ka skuadër të re!

Ivan Perisic nga sezoni i ardhshëm nuk do ta vesh fanellën e Interit.

Sulmuesi kroat, Ivan Perisic do të largohet nga Interi në fund të sezonit si futbollist i lirë.

33-vjeçari nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Neroaxurëve për rinovimin e kontratës edhe përkundër sezonit mbreslënës që po bën.

Perisic ka realizuar 9 gola dhe 8 asistime këtë sezon, dy prej tyre ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë.

Mediumi i njohur italian, Sport Mediaset,  ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Perisic ka arritur marrëveshje me Chelsean dhe se do të firmos kontratë dy vjeçare me Blutë e Londrës.

Perisic do t’i bashkohet Chelseas si futbollist i lirë dhe do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here