Blaugranët për shopping në San Siro.
Mesfushori i Milanit, Franck Kessie ka vendosur të largohet nga San Siro dhe karrierën ka vendosur ta vazhdojë te Barcelona.
Kessie do ti bashkohet Barcelonës së lojtarë i lirë, ndërsa sipas raportimeve të fundit ivoriani nuk është lojtari i vetëm i Milanit i cili do të transferohet në Camp Nou këtë verë.
E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, shkruan se Barcelona përveç Kessie synon edhe transferimin e Alessio Romagnolit.
Romagnolit i skadon kontrata me Rosonerët në qershor dhe Blaugranët pritet që së shpejti të nisin bisedimet me agjentin e italianit.