Super shkëmbim: Wan-Bissaka te gjiganti italian

Aaron Wan-Bissaka drejt transferimit në Serie A!

Mbrojtësi i Manchester United, Aaron Wan-Bissaka mund të largohet nga Old Trafford këtë verë sipas raportimev të fundit nga mediat italiane.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Bissaka mund të transferohet te gjiganti italian falë një super shkëmbimi.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Manchester United dhe Juventus. Djajtë e Kuq janë të interesuar për mesfushorin e Biankonerëve, Arthur Melon.

Drejtuesit e United janë të gatshëm tia ofrojnë Zonjës së Vjetër kartonin e Bissakas në këmbim të Melos.

Te Juventus janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe Bissaka do të ishte përforcimi i duhur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here