Paolo Maldini raportohet se ka zhvilluar një takim me njërin prej mesfushorëve më premtues të Serie A.
Skuadrën e Milanit vetëm një ndeshje është duke e mbajtur larg triumfit në Serie A pas plot 11 vitesh dhe tashmë Rossonerët kanë filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
AC Milan është shumë e interesuar që të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Empolit, Kristjan Asllani, i cili me paraqitjet e tij ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave të mëdha europiane.
20 vjeçari shqiptar është një mesfushor defenziv por që mund të luajë shumë mirë edhe si mesfushor sulmues, gjë që e bën një objektiv shumë joshës duke marrë parasysh edhe çmimin prej 12 milionë eurosh.
Paolo Maldini ka zhvilluar një takim me familjarë të tij dhe nëse arrihet marrëveshje Asllani do të qëndrojë edhe një sezon tjetër i huazuar tek Empoli para se të vijë në San Siro.