Momenti kur Ibrahimovic thyen xhamin e autobusit me duar duke festuar!

Zlatan Ibrahimovic edhe kur nuk luan është padyshim në qendër të vëmendjes me veprimet e tij. Pas fitores kundër Atalantas ai shkoi ti përgëzojë shokët e skuadrës duke treguar shpirtin e skuadrës.

Suedezi padyshim që po e shijon edhe vetë formën e shkëlqyer të bashkëlojtarëve të cilët tashmë janë një ndeshje larg titullit në Serie A.

Por ajo që u bë virale ishte festa brenda autobusit ku 40 vjeçari goditi me grushte xhamin e përparmë duke arritur që ta thyejë atë.

Rossonerët arritën një fitore 2:0 kundër Atalantas dhe tashmë i duhet vetëm një barazim kundër Sassuolos për të siguruar titullin e parë pas 11 vitesh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here