‘Dush i ftohtë’ për Juventusin: Morata tek rivalët e Biankonerëve për 30 milionë euro!

Massimiliano Allegri pritet që të mbesë pa njërin prej ‘nxënësve’ të vet gjatë kësaj merkatoje verore.

Biankonerët priten të jenë shumë aktivë në merkato mirëpo mund të ndodhin edhe disa largime të dhimbshme që drejtuesit e skuadrës nuk i prisnin.

Njëri ndër ta pritet të jetë Alvaro Morata, për të cilin Juventus duhet të paguajë edhe 35 milionë euro tek Atletico Madrid për ta bërë për vete, shumë të cilën nuk janë në gjendje ta japin.

Muajve të fundit e interesuar për të ishte vetëm Barcelona e Xavi Hernandez por tashmë në garë ka hyrë edhe një skuadër brenda Italisë.

Fjala është për Milanin e Paolo Maldinit, i cili po punon për ta sjellë spanjollin në San Siro.

Pianeta Milan raporton se Atletico Madrid ka vendosur ulë çmimin për të dhe tashmë Rossonerët mund të realizojnë këtë transferim për 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here