Elliott jep dritën jeshile: Milan shitet për 1.3 miliard euro, nuk është fjala për Investcorp!

AC Milan është pranë për të ndërruar pronarë dhe nuk do të jetë Investcorp pronarja e re e Rossonerëve, sipas mediave në Itali.

Siç raporton Il Sole 24 Ore, fondi amerikan Elliott ka shprehur gatishmërinë për shitjen e aksioneve të skuadrës tek bashkëkombasit e tyre të RedBird Capital.

Oferta prej 1.3 miliard eurosh ka bërë që Investcorp të mbetet jashtë kësaj gare duke shkaktuar kështu një habi të madhe tek të gjithë pasi ky fond tashmë shihej si pronari i ri i kuqezinjëve.

Kjo shifër pritet që të arrijë deri në 1.8 miliard për shkak të investimeve që priten të bëhen gjatë viteve të ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here