Me Scudetton që është pranë përfundimit, Inter ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm me merkaton që është afër të hapet.
E diela do të mbyllë një rivalitet të gjatë këtë sezon mes Interit dhe Milanit me këtë të fundit që i nevojitet vetëm një barazim ndaj Sassuolos për tu shpallur kampion në Serie A.
Neroazzurët tashmë kanë parë një mundësi transferimi të Henrikh Mkhitaryan nga Roma.
Siç bën të ditur Corriere dello Sport, kontaktet e para janë bërë mes Interit dhe përfaqësueve të futbollistit, të cilët raportohen se i kanë ofruar zikaltërve shërbimet e tij.
Armeniani me përvojën dhe teknikën e tij mund të jetë një zëvëndësues ideal për Hakan Calhanoglu, për të cilin dëmtimet dhe mungesat nuk kanë qenë të pakta këtë sezon.