Italia i hapë dyert: Armando Broja pranë Apenineve!

Këtë sezon surpriza më e madhe e futbollit shqiptar padyshim që ka qenë Armando Broja i cili ka është i huazuar tek Southampton por që pritet të rikthehet tek Chelsea përsëri.

Mirëpo skuadra londineze nuk do ta ketë të lehtë që ta mbajë atë në skuadër duke marrë parasysh interesimin e madh që po vjen duke u rritur dita ditës.

Tashmë përveç West Ham dhe Newcastle United një garë e madhe për të ka filluar në Itali ku 3 skuadra të mëdha dëshirojnë kartonin e yllit të kombëtares shqiptare, raporton Nizaar Kinsella për Goal.

Fjala është për Milan, Inter dhe Napolin të cilat priten të duelojnë njëra me tjetrën për asetin e vlefshëm të Bluve të Londrës.

Nëse Thomas Tuchel nuk do ti garantojë një vend titullari për sezonin e ardhshëm në Stamford Bridge atëherë transferimi në Serie A duket shumë i mundur që të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here