RedBird është shumë pranë që të bëhen pronarë legjitim të Milanit ku priten shumë investime që do të rikthejnë lavdinë e dikurshme të Rossonerëve.
Rossonerët po bëjnë gati ndoshta edhe goditjen më të papritur të kësaj vere.
Fjala është për Paulo Dybalan i cili do të largohet këtë verë nga Juventusi dhe deri më tani mendohej se skuadra e tij e ardhshme do të jetë Inter.
Por situata financiare po ndërron frikshëm dhe me RedBird Milan pritet që të shndërrohet në një skuadër ekonomikisht shumë stabile.
Argjentinasi nuk rinovoi me Zonjën e Vjetër për shkak të mosmarrëveshjeve për pagën e tij, kërkesa këto që janë në gjendje të plotësohen nga kuqezinjtë.