Njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë i ka dhënë ultimatum presidentit të Real Madrid për një rritje page ose këtë verë do të largohet nga Santiago Bernabeu.
Një refuzim i kësaj kerkese automatikisht nënkupton largimin e tij nga kampionët e shumëfishtë europian dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Apenine, bën të ditur Diariogol.
Nga ana tjetër Florentino Perez nuk është i bindur për të rinovuar me brazilianin gjë që ka lumturuar tej mase skuadrën e Juventusit, e cila dëshiron të sigurojë shërbimet e tij.
Në garë për të kanë hyrë gjithashtu PSG dhe Chelsea të cilat janë gati të plotësojë kërkesat e tij.
Vlera e Casemiros në merkato sillet diku tek 50 milionë eurot.