‘Çarje raportesh’: Casemiro ultimatum Real Madridit, kalimi në Serie A më pranë se kurrë!

Njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë i ka dhënë ultimatum presidentit të Real Madrid për një rritje page ose këtë verë do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Një refuzim i kësaj kerkese automatikisht nënkupton largimin e tij nga kampionët e shumëfishtë europian dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Apenine, bën të ditur Diariogol.

Nga ana tjetër Florentino Perez nuk është i bindur për të rinovuar me brazilianin gjë që ka lumturuar tej mase skuadrën e Juventusit, e cila dëshiron të sigurojë shërbimet e tij.

Në garë për të kanë hyrë gjithashtu PSG dhe Chelsea të cilat janë gati të plotësojë kërkesat e tij.

Vlera e Casemiros në merkato sillet diku tek 50 milionë eurot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here