Dhurata për Scudetton: Milan transferon një tjetër yll nga Chelsea

Paolo Maldini përsëri për shopping në Stamford Bridge.

Milan arriti ta fitojë titullin në Serie A pas 11 viteve dhe Rosonerët janë ende duke festuar Scudetton.

Në klub pritet të ndodhin ndryshime gjatë verës, pasiqë drejtimin e klubit pritet ta merr RedBird Capital.

RedBird nuk e ka ndërmend të kursehet dhe Maldini ka piketuar një tjetër super goditje nga Chelsea.

Pas suksesit me Fikayo Tomorin dhe Olivier Giroud, Milan do të hidhet në sulm këtë verë për të transferuar Hakim Ziyech në San Siro.

Ziyech është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Milani, ndërsa tani Blutë e Londrës janë të gatshëm ta lënë të lirë marokenin për 30 milionë euro.

Rosonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Chelseas shumën e kërkuar dhe bisedimet prite të fillojnë së shpejti.

Ziyech do të ishte përforcimi ideal për krahun e djathtë të sulmit, që konsiderohet si pika më e dobët e Milanit këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here